• e enjte, 12 shkurt 2026

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për mbrojtjen evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë për mbrojtjen evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën

Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s sot do të mbajnë takim në Bruksel për të biseduar për mbrojtjen e Evropës dhe mbështetjen për Ukrainën, në kushte kur aleatët evropian përballen me presion të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe ndërsa prioritetet e SHBA-së transferohen ndaj rajoneve tjera.

Takimi vjen pasi NATO publikoi se e rrit praninë e saj në Arktik dhe zonën e rrethinës pas kontestit rreth Grenlandës që çoi në përçarje midis SHBA-së dhe aleatëve evropian, transmetoi DPA.

Presidenti amerikan Donald Tramp në disa momente kërcënonte se do ta aneksojë ishullin nën administratën e Danimarkës, duke e arsyetuar atë me pohimin se Rusia ose Kina mund ta pushtojnë atë.

Pritet që sekretari amerikan i mbrojtjes Pit Hegset në takimin e sotëm ta prezantojë nënsekretarin Elbrixh Kolbi. Kjo e bën Hegsetin zyrtarin e dytë të kabinetit të SHBA-së që mungon në një takim të nivelit të lartë të NATO-s në muajt e fundit, pasi sekretari shtetëror Marko Rubio nuk erdhi në takimin e ministrave të punëve të jashtme në dhjetor.

Hegset i shokoi aleatët e NATO-s në takimin e vitit të kaluar të ministrave të mbrojtjes me vërejtje të ashpra për shpenzimet e ulëta në mbrojtjen e Evropës dhe varësinë ushtarake të SHBA-së, si dhe me përjashtimin e anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës në NATO.

Në lidhje me mbështetjen për Ukrainën, të ministrave të NATO-s për herë të parë do të bashkangjitet ministri ukrainas i Mbrojtjes Mihailo Fedorov pasi ai e mori detyrën në janar.

Në fund të takimit zyrtar të NATO-s, Gjermania dhe Britania duhet të kryesojnë me takimin e aleatëve më të afërt të Ukrainës me qëllim që të sigurohen premtime për mbështetje të re ushtarake. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR