• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë në Tokio do të bisedojnë për kërcënimet nga Koreja e Veriut

Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë në Tokio do të bisedojnë për kërcënimet nga Koreja e Veriut

 Seul, 22 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë do të mbajnë një takim trepalësh në Tokio më 28 korrik, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, cituar nga agjencia e lajmeve Jonhap.

Ministri i Koresë së Jugut Shin Von-sik, ministri amerikan Lojd Ostin dhe ministri japonez Minoru Kihara do të bisedonë për çështjet e forcimit të bashkëpunimit të sigurisë në përgjigje të kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. 

 Janë paraparë edhe takime dypalëshe mes ministrave të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, si dhe midis Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Ministrat e mbrojtjes për herë të fundit u takuan   në qershor në forumin vjetor të sigurisë Shangri-La Dialogu në Singapor, kur ata ranë dakord për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë. Më pas ministrat vendosën ta organizojnë stërvitjen e parë ushtarake trepalëshe, e cila përfundoi në fund të qershorit. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR