• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministrat e Mbrojtjes së Evropës Qendrore paralajmëruan në rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kontinentit

Ministrat e Mbrojtjes së Evropës Qendrore paralajmëruan në rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kontinentit

Pragë, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkëpunimit mbrojtës të Evropës Qendrore paralajmëruan në takimin sot në Pragë me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor se për shkak të luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt, ky rajon dhe rëndësia e tij nuk guxon të harrohet për sigurinë e Evropës dhe të përkrahet integrimi evropian i këtyre vendeve kandidate.

"Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë me rëndësi kyçe për tërë rajonin e Ballkanit Peërndimor. Rusia, si dhe aktorët tjerë, janë shumë aktivë në Ballkanin Perëndimor dhe veprojnë në kundërshtim me interesat tona. Duhet të kërkojmë mënyra për përforcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë në atë rajon. Qëlimi i jonë është t'u ofrojmë opsion më atraktiv", deklaroi ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Çernohova sot në ditën e fundit të takimit dyditor.

Bashkëpunimi mbrojtës në Evropën Qendrore, ku vëzhgues janë Çekia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Hungaria, Kroacia dhe Polonia, nën kryesimin e Çekisë, vitin e kaluar u përqëndrua në përforcimin e bashkëpunimit praktik të ekspertëve nga Ballkani Perëndimor.

Hungaria sot e ka ndërmarrë kryesimin nga Çekia, ndërsa ministri i saj i Mbrojtjes, Kristof Sallaj-Bobrovniçki paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm në këtë format të bashkëpunimit dëshiron ta theksojë bashkëpunimin me partnerët nga Ballkani Perëndimor.

Në Pragë, për herë të parë u organizua mbledhje ministrore e Bashkëpunimit mbrojtës të Evropës Qendrore me ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë, njoftojnë mediumet çeke. bsh/

фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR