• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministrat e G7-shit shprehën "shqetësim të thellë" për manovrat e Kinës rreth Tajvanit

Ministrat e G7-shit shprehën

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Liderët e vendeve të G7-shit dje shprehën "shqetësim të thellë" për shkak të stërvitjeve të mëdha të kohëmëparshme të Kinës rreth ishullit të Tajvanit.

Ministrat e jashtëm të G7-shit - Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe SHBA-së, plus Bashkimi Evropian, i dënuan "veprimet provikuese të Pekinit".

"Këto aktivitete gjithnjë e më të shpeshtuara dhe destabilizuese i rrisin tensionet në ngushticë dhe e lënë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin global", thueht në deklaratën e përbashkët.

Anëtaret e G7-shit dhe komuniteti ndërkombëtar kanë interes për mirëmbajtje të paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit, shtohet në kumtesë.

"Ne kundërshtojmë çfarëdo lloj veprimesh unilaterale për rrezikim  të paqes dhe stabilitetit të tillë, përfshirë edhe me dhunë dhe detyrim", ceket në tekst.

Kina e hodhi poshtë deklaratën e përbashkët, duke e quajtur "karakteritim të gabuar të fakteve dhe të vërtetës dhe prëzierje në punët e brendshme të Kinës".

"Kina ndjen keqardhje, e kundërshton dhe absolutisht nuk e pranon këtë", tha zëdhënësi i ambasadës kineze në Kanada.

ushtria kineze i zbatoi stërvitjet gjatë dy ditëve në fillim të prillit. Ushtria kumtoi se stërvitja, në të cilën morën pjesë armata, marina, forcat ajrore dhe njësia raketore, ka përfshirë sulme të sakta ndaj caqeve të simuluara kyçe.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të Republikës popullore dhe në të kaluarën vazhdimisht kërcënonte se do ta sulmojë. I paralajmëroi edhe vendet e tjera, posaçërisht SHBA-në, të ndalojnë së mbështeturi Tajvanin, që e konsideorn për përzierje në punët e bbrendshme të Kinës.

Tajvani, me popullatë prej rreth 23,4 milionë, ka qe veveri të pavarur prej vitit 1949. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR