• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ministër i ri kroat i Mbrojtjes është Zdravko Jakop, bëri të ditur Plenkoviqi

Ministër i ri kroat i Mbrojtjes është Zdravko Jakop, bëri të ditur Plenkoviqi

Zagreb, 12 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviqi bëri të ditur se ministër i ri kroat i Mbrojtjes është Zdravko Jakop, ministri i mëparshëm Mario Banozhiq dje u lëndua rëndë në një aksident rrugor ku humbi jetën një person, lajmëroi DPA. 

 Jakopi është një ish-gjeneral, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të NATO-s në Romë.

Banozhiqi dje u shkarkua pasi me makinën e tij drejtpërdrejt u përplas me një furgon në Kroacinë Lindore. Ai ishte duke shkruar në gjueti kur ndodhi aksidenti, raportojnë mediat kroate. Në aksident humbi jetën shoferi 40-vjeçar i furgonit nga Privlaka, ndërsa Banozhiqi ësht lënduar rëndë.

 Sipas hetimeve fillestare, Banozhiqi e ka shkaktuar aksidentin, thonë prokurorët.

 Biljana Luburiq, zëvendësprokurore e shtetit , tha se aksidenti ka ndodhur për shkak se Banozhiqi, i cili ishte duke vozitur nga drejtimi i Vinkovcit, ka filluar të parakalojë një kamion pa kontrolluar nëse ishte i sigurt për ta bërë këtë dhe drejtpërdrejtë  është përplasur në furgon që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Banozhiqi ndodhet në repartin për trajtim intensiv në spitalin e Osijekut, por jeta e tij është jashtë rrezikut, deklaruan për mediat mjekët e spitalit. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR