Minçev: Reformat nuk janë proces i mbyllur, por jemi së bashku me qytetarët
- Reformat nuk janë proces i mbyllur, por jemi së bashku me qytetarët, theksoi ministri i Adrministratës Publike, Goran Minçev në fjalimin e debatit publik për Projekt-planin e përditësuar aksional 2025-2026 të Strategjisë për reforma në administratën publike (RJA).
- Post By Melahat Baftija
- 14:55, 2 tetor, 2025
Shkup, 2 tetor 2025 (MIA) - Reformat nuk janë proces i mbyllur, por jemi së bashku me qytetarët, theksoi ministri i Adrministratës Publike, Goran Minçev në fjalimin e debatit publik për Projekt-planin e përditësuar aksional 2025-2026 të Strategjisë për reforma në administratën publike (RJA).
Në ngjarje, që u mbajt në organizim të Ministrisë së Administratës Publike, kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertë të SIGMA-s, ndërsa fjalim të tij kishte edhe Bagrat Tunian, drejtues i SIGMA në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Minçev në fjalimin e tij theksoi se aktivitetet e shqyrtuara janë rezultat i ndryshimeve thelbësore në kornizën institucionale dhe ligjore, si dhe në nevojën e përshtatjes reale të reformave ndaj prioriteteve të reja qeveritare dhe rekomandimeve nga Raporti i SIGMA-s nga viti 2024.
"Administrata publike është rrjedhja e gjakut e këtij shtetit. Detyra jonë është që këtë zemër ta përforcojmë, t'i japim ritëm të ri, ritëm evropian, ritëm që do t'i shërbejë qytetarëve, e jo partive ose interesave të ngushta", tha Minçev.
Në fjalimin e tij, ai e potencoi edhe rëndësinë e procesit konsultativ në palët e interesuara, i cili rezultoi me Planin e shqyrtuar aksional, duke theksuar se "reforma nuk është proces i mbyllur, ajo është e hapur, e lidhur drejtpëdrejt me qytetarët, institucionet, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë".
Qëllimi i seancës dëgjimore publike ishte prezantimi dhe diskutimi me palët e interesuara të Projekt-planit aksional të përditësuar të RJA-së, i cili pasqyron prioritetet e reja të programit qeveritar 2024–2028, si dhe gjetjet kryesore të raporteve mbi zbatimin e strategjisë dhe procesin e integrimit evropian.

Debati publik paraqet hapin e fundit para miratimit formal të Planit aksional të përditësuar, i cili do të jetë bazë pët avancimin e mëtejshëm të administratës publike në funksion të qytetarëve dhe në pajtim me standardet evropiane. mb/
Foto: MAP