• e hënë, 23 dhjetor 2024

Millkov njoftoi se Pendikov do të marrë qëndrim në Bullgari dhe shtetësi bullgare në një kohë sa më të shkurtër

Millkov  njoftoi se Pendikov do të marrë qëndrim në Bullgari  dhe shtetësi bullgare  në një kohë sa më të shkurtër

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, njoftoi sot në një konferencë për media se sekretari i klubit bullgar "Car Borisi i Tretë" në Ohër, Hristijan Pendikov, i cili u transportua në Bullgari me një aeroplan qeveritar bullgar pas incidentit në Ohër në të cilin ai pësoi lëndime, do të marrë shtetësinë bullgare sa më shpejt të jetë e mundur, raportoi BNT.

Pendikov, i cili dje u shkarkua nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Sofje, siç tha Millkov, do të marrë edhe vendbanim të përkohshëm gjatë qëndrimit në Bullgari. Sipas Millkovit, ai "frikësohet për jetën e tij" nëse kthehet në vend dhe për këtë arsye është duke u shqyrtuar opsioni për t'i siguruar atij siguri personale.

Millkov, siç raporton BNT, ka vlerësuar se “edhe krahas  përpjekjeve për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për momentin nuk ka sukses”.

"Përpjekjet për të përmirësuar dhe qetësuar marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në fakt u minuan nga veprimet specifike të autoriteteve në Shkup. Kjo, natyrisht, shënon një pikë të re, edhe më të ulët në marrëdhëniet tona", ka deklaruar Millkov.

Pendikov dje u prit në rezidencën presidenciale nga presidenti bullgar Rumen Radev, i cili tha se shteti bullgar “nuk do të tolerojë dhunën ndaj bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndaj qytetarëve të saj dhe do të përdorë të gjitha instrumentet  kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat e tyre. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR