• e premte, 30 gusht 2024

Milanoviq: Ushtarët kroatë nuk do të luftojnë në Ukrainë

Milanoviq: Ushtarët kroatë nuk do të luftojnë në Ukrainë

 Zagreb, 29 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq deklaroi se Kroacia nuk duhet drejtpërdrejtë të përfshihet në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, por se megjithatë mund t'i sigurojë Kievit ndihmë humanitare dhe pajisje ushtarake. 

 "Kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka në të ardhmen për të parandaluar përfshirjen e ushtarëve kroatë në luftën në Ukrainë në çfarëdo mënyre, përfshirë edhe pjesëmarrjen në qendrat e trajnimit. Nëse dikush do t'i japë pajisje ushtarake armatës ukrainase, kjo nuk është kompetencë e imja dhe nuk do të ndërhyj në të", tha Millanoviq, ndërsa raporton portali Indeks.hr. 

 Më herët, ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq paralajmëroi se vendi vitin e ardhshëm do të ndajë 66.6 milionë euro ndihmë për Ukrainën. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR