Millanoviq: Presidentin e Republikës e zgjedhin qytetarët, e jo Plenkoviqi
- Një ditë pas duelit të vetëm të kandidatëve presidencial, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, presidenti aktual i Republikës në gar[ për edhe një mandat në Pantovçak, Zoran Millanoviq, kumtoi fotografi me kundërkandidatin e tij, Dragan Primorac dhe i porositi qytetarët: Ju e zgjedhni presidentin e Republikës, dhe jo Andrej Plenkoviqi".
- Post By Arta Bunjaku
- 15:27, 8 janar, 2025
Zagreb, 8 janar 2025 (MIA) - Një ditë pas duelit të vetëm të kandidatëve presidencial, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, presidenti aktual i Republikës në gar[ për edhe një mandat në Pantovçak, Zoran Millanoviq, kumtoi fotografi me kundërkandidatin e tij, Dragan Primorac dhe i porositi qytetarët: Ju e zgjedhni presidentin e Republikës, dhe jo Andrej Plenkoviqi".
Në fotografi ka edhe përkujtim se rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 12 janar.
"Dini gjithçka", shkroi Millanoviq në Fejsbuk.
Përndryshe, Millanoviq dhe Primorac në debatin e mbrëmshëm hynë në diskutime të ashpra, këmbyen ofendime, duke e ndërprerë njëri-tjetrin.
Primorac më së shumti e akuzonte Millanoviqin për gjithçka që e akuzoi në duelin para rrethit të parë zgjedhor, pa asnjë temë të re. Ndërkaq se është i orientuar pro Rusisë dhe pro Serbisë, sepse për pesë vite nuk bëri asgjë për Kroacinë, përveç që e ndau, pothuajse tërë mandatin e tij e kaloi në "kurriz të shtetit" dhe se në një periudhë të shkurtë të sipërmarrësisë ka qenë mjaft i pasuksesshëm.
Në llogari të Millanoviqit u bënë akuza të shumta se e ka tërhequr Kroacinë drejt Lindjes dhe se ai do ta kahëzojë vendin drejt Perëndimit.
Primorac disa herë tha se Millanoviq nuk mund të jetë president i Kroacisë, ndërkaq në një moment Millanoviq iu përgjigj: "Por unë jam president".
Millanoviq e kritikoi kundërkandidatin Primorac se nuk e din se çka flet, se flet gënjeshtra, se është pediatër, dhe jo forenzik, se ka doktoruar në mënyrë të pazakontë dhe ka ikur në Amerikë në ditën kur ishte arrestuar ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, e më pas ia parashtroi pyetjen - përse mu atëherë?
Kur Primorac në një moment iu drejtua kundërkandidatit me Zoran, Millanoviq iu përgjigj se nuk lejon t'i drejtohen ashtu sepse "nuk kanë kullosur bashkë bagëtitë".
Gjatë tërë duelit Millanoviq iu drejtua Primoracit me "person në pronësi të Andrej Plenkoviqit".
Nëse u besohet anketave në portalet kroate të publikuara menjëherë pas debatit, Millanoviq ka epërsi bindëse ndaj Promoracit.
Në rrethin e parë zgjedhor, në të cilin pati madje tetë kandidatë presidencial, Millanoviq doli me mbështetje prej 49,1 për qind, ndërsa Primorac me 19,35 prë qind të votave. ab/
Foto: Skrinshot nga HRT