Millanoviq në fjalimin fitues: Kjo është mirënjohje për mua dhe punën time, por edhe porosi drejt pushtetit
- Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq (58) në fjalimin e tij nfitues mbrëmë tha se fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e sheh si mirënjohje për punën e tij të deritanishme dhe shtoi se ia shtrin dorën Qeverisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:44, 13 janar, 2025

Zagreb, 13 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq (58) në fjalimin e tij nfitues mbrëmë tha se fitoren në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e sheh si mirënjohje për punën e tij të deritanishme dhe shtoi se ia shtrin dorën Qeverisë.
"Kjo është ditë e madhe për mua, këtë fitore e shoh si mirënjohje dhe miratim të punës sime", tha Millanoviq në shtabin zgjedhor në Fabrikën për kulturë në Zagreb, ku u prit me ovacione dhe brohoritje "Zoki".
Ai vlerësoi se kjo është porosi plebishitare e popullit kroat drejt të gjithëve që duhet ta dëgjojnë.
Millanoviq theksoi se dora e tij është e shtrirë drejt atyre të cilët e kanë pushtetin ekzekutiv dhe të cilët thonë se janë prëgjegjës për 99 për qind të punëve, duke aluduar në deklaratën e kryeminsitrit dhe kryetar i HDZ-së, Andrej Plenkoviq.
Presidenti tha se do të vazhdojë t'i përmbahet Kushtetutës dhe se dhe se ai është programi i tij për të cilin, siç tha, dakordohen edhe ata të cilët dje ia dhanë besimin.
Ai theksoi se përgjegjësia për gjërat e tjera duhet të ndahet.
Duke thënë se nuk do të paralajmërojë kurfarë presionesh apo letra publike drejt kryeministrit, Millanoviq theksoi se nevojitet të bisedohet.
Në fjalimin e tij ai i falënderoi qytetarët kroatë në vend dhe jashtë vendit. Ai posaçërisht i përmendi kroatët nga BeH, por edhe pjesëtarët e pakicave nacionale, duke cekur se Kroacia çdoherë do të jetë atdheu i tyre.
Ai u bëri thirrje të pranishmëve me duartrokitje t'i përshëndesin anëtarët dhe votuesit e HDZ-së.
Millanoviq, i cili në zgjedhje ishte kandidat i Partisë opozitare socialdemorkate (SDP) dhe partner nga qendra e majtë, dje bindshëm e fitoi kandidatin e HDZ-së, Dragan Primorac në rrethin e dytë të zgjehdjeve presdienciale.
Millanoviq fitoi mbi 1.120.000 vota, ndërsa Primorac 380.000.
Primorac në fjalimin e tij nuk e uroi Millanoviqin, ndërkaq më vonë në deklaratë për gazetarët kryeministri Andrej Plenkoviq refuzoi ta bëjë atë, duke e quajtur Millanoviqin sërish "shkelës të Kushtetutës".
Plenkoviq tha se kandidati i HDZ-së, Dragan Primorac është kandidat i shkëlqyeshëm dhe se nuk ka kandidat më të mirë në parti.
Presidenti aktual, Zoran Millanoviq në mandatin e tij pesëvjeçar u etablua në pozitë të kritikut më të ashpër të qeverisë së Andrej Plenkoviqit dhe prëjetohet si lider i vërtetë i ppozitës. Millanoviq dhe Plenkoviq kanë marrëdhënie shumë të ftohta, ndërkaq shpesh edhe këmbejnë ofendime. ab/
Foto: МIА arkivi