Milicia irakiane: Gjashtë ushtarë amerikanë të vrarë në sulmin ndaj bazës ushtarake
- Një milici shiite, aleate me Iranin pretendon se ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak, me ç'rast janë vrarë gjashtë ushtarë amerikanë.
Bagdad, 16 mars 2026 (MIA) - Një milici shiite, aleate me Iranin pretendon se ka sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak, me ç'rast janë vrarë gjashtë ushtarë amerikanë.
Katër ushtarë të tjerë amerikanë u plagosën rëndë në sulmin me raketa në një bazë ushtarake në afërsi të aeroportit të Bagdadit, kumtoi sot milicia Saraja Avlija al-Dam.
Ushtria amerikane nuk ka komentuar ende për incidentin.
Zyra mediatike e Forcave të Armatosura irakiane deklaroi se dje në mbrëmje pati pesë sulme me raketa në zonën përreth aeroportit.
Theksohet se janë plagosur disa punonjës të sigurimit, stafi i aeroportit dhe një inxhinier. Disa nga raketat thuhet se kanë rënë në territorin e aeroportit.
Saraja Avliya al-Dam është një milici më e vogël që ka tërhequr vëmendjen për disa vite, kryesisht përmes sulmeve ndaj ushtarëve dhe konvojeve amerikane në Irak.
Ka lidhje me Forcat e Mobilizimit Popullor, të njohura edhe si Njësitë e Mobilizimit Popullor, një rrjet grupesh të armatosura shiite, shumë prej të cilave mbështeten nga Teherani dhe kanë ndikim të rëndësishëm në Irak. ls/
Foto: Arkiv