• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mili: Ukrainasit janë të gatshëm për vazhdimin e luftës kundër pushtimit rus

Mili: Ukrainasit janë të gatshëm për vazhdimin e luftës kundër pushtimit rus

Uashington, 7 qershor 2023 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së përbashkët të armatës amerikane, Mark Milli deklaroi se Ukraina është e përgatitur mirë që ta vazhdojë betejën kundër pushtimit rus. 

Gjatë shënimit të përvjetorit nga pushtimi federal në varrezat amerikane në Normandi, të Francës, Milli, gjithashtu, paralajmëroi se lufta do të jetë e "gjatë". 

Ai deklaroi se mbetet që vetë Ukraina të bëjë të ditur nëse edhe zyrtarisht ka filluar kundërofensiva e saj, por tha se trupat ukrainase janë të gatshme të luftojnë, transmetoi Gardian. 

"Vlerësimi ynë është se armata ukrainase është e përgatitur mirë për çfarëdo që bën. Ata zgjodhën që të luftojnë në sulm ose mbrojtje, ata janë të përgatitur mirë", tha Milli.

Sipas tij, siç kalon koha, luftërat do të variojnë. 

"Si edhe beteja për Normandinë ose cilado betejë tjetër e madhe, luftimi është marrje dhe dhënie. Do të ketë ditë kur do të shihni shumë aktivitet dhe do të ketë ditë kur mund të shihni shumë pak aktivitet. Do të ketë aktivitete në sulm dhe aktivitete në mbrojtje. Domethënë, kjo do të jetë para-prapa në periudhë të gjatë kohore", theksoi Milli. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR