• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mili: Ukraina ka fuqi të konsiderueshme luftarake që ende nuk është përfshirë në luftë

Mili: Ukraina ka fuqi të konsiderueshme luftarake që ende nuk është përfshirë në luftë

 Uashington, 19 korrik 2023 (MIA) - Forcat ukrainase kanë "një sasi të konsiderueshme të fuqisë luftarake" që ende nuk është e përfshirë në luftë, deklaroi sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali Mark Mili, duke shtuar se Kievi po ruan një pjesë të armëve taktike derisa ushtarët ngadalë po depërtojnë nëpër fushat e minuara ruse.

 Në një bisedë me gazetarët pas video takimit të 14-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, që e përbëjnë përfaqësues të departamenteve të mbrojtjes të më shumë se 50 vendeve në botë, Mili, në pyetjen për përparimin e ngadaltë të kundërofensivës ukrainase, tha se Ukraina do të vendosë se kur do ta përdorë fuqinë e saj luftarake dhe stërvitjen komplekse që ia siguron SHBA-ja dhe aleatët e saj.

Gjenerali haptas i ka hedhur poshtë sugjerimet se ofensiva ukrainase po dështon. 

 "Për mendimin tim, është larg nga një dështim. Mendoj se është shumë herët për ta quajtur kështu", tha Mili.

 SHBA -ja bëri me dije se kërkojnë nga aleatët "të vazhdojnë të tërheqin nga rezervat e tyre ushtarake", veçanërisht municionet që urgjentisht i nevojiten Ukrainës".

 SHBA-ja këtë muaj ra dakord të dërgojnë mijëra municione thërrmuese në Ukrainë dhe i përfshinë  në  paketën ndihme prej 800 milionë dollarë. Municioni, i cili u mor nga rezervat  e Pentagonit, filloi të mbërrinte në Ukrainë javën e kaluar.

 Vlera e ndihmës së përgjithshme ushtarake amerikane për Ukrainën ka tejkaluar 40 miliardë dollarë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR