• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mili: Kundërofensiva e Ukrainës nuk ka dështuar

Mili: Kundërofensiva e Ukrainës nuk ka dështuar

Uashington, 18 shtator 2023 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali Mark Mili, vlerësoi se qëllimi përfundimtar i Ukrainës për të larguar të gjithë ushtarët rusë nga vendi është "shumë ambicioz".

Gjenerali Mili tha mbrëmë se "dëbimi i plotë i të gjithë rusëve do të jetë një përpjekje shumë domethënëse. Do të duhet një kohë e gjatë për të nxjerrë të gjithë 200,000 ose më shumë trupat ruse nga Ukraina. Është një detyrë shumë e madhe. Do të duhet shumë kohë".

Megjithëse vlerësimi i tij për qëllimin përfundimtar të Kievit ishte i kujdesshëm, Mili ishte i prirur të theksonte se kundërofensiva e vazhdueshme nuk kishte "dështuar" dhe megjithëse ishte "më e ngadaltë se sa pritej, ishte e qëndrueshme".

Megjithatë, kur bëhet fjalë për mundësinë e arritjes së qëllimeve më ambicioze si çlirimi i bregdetit jugor dhe rimarrja e qytetit të Mariupolit, Mili tha se nuk dëshiron të parashikojë asgjë, raportojnë mediat franceze.

Mili, raportoi Kiev Post, mbrojti shpejtësinë me të cilën SHBA ka ofruar armë dhe ndihmë të tjera për Ukrainën që nga fillimi i  pushtimit rus në shkallë të plotë në shkurt 2022. Pavarësisht kritikave - duke përfshirë edhe nga Ukraina - se qeveria amerikane po zvarritet, Mili tha se rreth 40 miliardë dollarë në armë dhe 100 miliardë dollarë në total ndihma ishte "ndihmë jashtëzakonisht bujare". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR