• e premte, 05 dhjetor 2025

Milei: Po negociojmë për marrëveshje tregtare me SHBA-në, ata duan të na japin disa përfitime tregtare

Milei: Po negociojmë për marrëveshje tregtare me SHBA-në, ata duan të na japin disa përfitime tregtare

Buenos Aires, 16 tetor 2025 (MIA) - Presidenti argjentinas, Havier Milei në një intervistë televizive deklaroi se vendi i tij dhe SHBA-ja po negociojnë për një marrëveshje të mundshme që do t'i jepte Argjentinës përfitime tregtare.

"SHBA-ja e mbështet fuqishëm Argjentinën dhe ekzistojnë përfitime tregtare që ata janë të gatshëm të ofrojnë", tha Milei.

Më herët, sekretari amerikan i Financave, Skot Besent njoftoi se SHBA-të kanë blerë pezosë argjentinas në tregun e hapur, duke shtuar se Departamenti po punon me fonde investimi dhe banka për të krijuar një fond prej 20 miliardë dollarësh amerikanë për të vazhduar të investojë në borxhin sovran të Argjentinës. 

Presidenti Tramp vazhdimisht e thekson mbështetjen e tij për udhëheqësit aktualë të Argjentinës dhe për homologun e tij Milei, por gjithashtu shton se nëse i humbet zgjedhjet, "SHBA-ja nuk do të humbasë më kohë me Argjentinën".

"E mbështes Milein sepse filozofia e tij është e saktë dhe sepse puna e tij është e drejtë. Prandaj zgjedhjet e ardhshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme, ashtu si edhe fitorja e tij. Nëse fiton, ne jemi ende me të dhe me Argjentinën. Nëse humbet, ne largohemi", tha Tramp.

Më 26 tetor Argjentina do të mbajë zgjedhje afatmesme, në të cilat do të zgjidhet gjysma e përfaqësuesve të Dhomës së Ulët dhe një e treta e përfaqësuesve të Dhomës së Epërme të Kongresit Kombëtar. Këto zgjedhje konsiderohen si një test për mbështetjen e argjentinasve ndaj politikave të kursimeve dhe dereguljlimit të Mileit. Zgjedhjet presidenciale në Argjentinë janë planifikuar për vitin 2027. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR