Milatoviq kërkon ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve në Malin e Zi
- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i bëri thirrje institucioneve përkatëse të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për të përballjen me zjarret e mëdha pyjore që kanë përfshirë vendin, njofton agjencia malazeze e lajmeve MINA.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:48, 28 korrik, 2025
Cetinje, 28 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i bëri thirrje institucioneve përkatëse të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për të përballjen me zjarret e mëdha pyjore që kanë përfshirë vendin, njofton agjencia malazeze e lajmeve MINA.
"Nga Lushtica, përmes Lovqenit dhe fushës së Çemovskës, deri në Kuçi dhe Bratonozhiqit, Pivas dhe Durmitorit – zjarrfikësit tanë dhe pjestarët e Armatës së Malit të Zi po bëjnë përpjekje mbi njerëzore për t’i shuar zjarret", ka shkruar Milatoviq në rrjetin social "Iks".
Ai theksoi se era e fortë po e vështirëson shumë shuarjen, ndërsa mbështetja ajrore, e cila ishte paralajmëruar nga Qeveria, ende nuk është siguruar.
“U bëj thirrje institucioneve përkatëse që të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare – përmes mekanizmave të BE-së dhe përmes bashkëpunimit dypalësh. Njerëzit tanë në terren e meritojnë këtë mbështetje”, porositi presidenti. qa/
Foto: arkivi