Milani i interesuar për Xhakën
- Milani ka shfaqur interes për mesfushorin 32-vjeçar të Baer, Granit Xhaka, bëri të ditur gazetari Florian Pletenberg.
Berlin, 15 qershor 2025 (MIA) - Milani ka shfaqur interes për mesfushorin 32-vjeçar të Baer, Granit Xhaka, bëri të ditur gazetari Florian Pletenberg.
Sipas Pletenberg, futbollisti zviceran me origjinë shqiptare mund të largohet nga Leverkuzeni dhe të transferohet në Milan.
Granit Xhaka i është bashkuar Baer Leverkuzen nga Arsenali në verën e vitit 2023. Sezonin e kaluar, ai ka luajtur në 49 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë shtatë asiste. Kontrata e tij aktuale me klubin është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Vlera e lojtarit në treg, sipas Transfermarkt, është 12 milionë euro.
Në sezonin 2023/24, Xhaka u bë kampion i Gjermanisë me Baer. mb/
Foto: EPA