• e diel, 15 dhjetor 2024

Mikati: Sulmi në Bejrut tregon se Izraeli nuk ka konsideratë morale dhe humanitare

Mikati: Sulmi në Bejrut tregon se Izraeli nuk ka konsideratë morale dhe humanitare

Bejrut, 20 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri libanez Naxhib Mikati sot akuzoi Izraelin se "nuk i jep mundësi asnjë konsiderate humanitare, ligjore ose morale", pasi u njoftua se operativi i lartë i Hezbollahut Ibrahim Akil u vra në një sulm izraelit në Bejrut.

SHBA ofroi një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin për Akilin për rolin e tij në përfshirjen e një sulmi me bombë në kazermën e marinës amerikane të vitit 1983, në të cilin humbën jetën më shumë se 300 njerëz dhe për negociatat për pengjet amerikane dhe gjermane në Liban në vitet e 1980-ta, transmetojnë mediat izraelite.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, paraprakisht sot deklaroi se SHBA nuk ishte informuar për planin e Izraelit të kryejë sulm në të cilin humbi jetën Akili.

Agjencitë njoftojnë se pasdite tetë persona u vranë, ndërsa 59 janë plagosur në sulmin në periferinë jugore të Bejrutit, ku është vatra e Hezbollahut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


 



QËNDRONI TË LIDHUR