• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mikati: Lufta midis Hamasit dhe Izraelit "ka dalë jashtë kontrolli" dhe ndikon në Libanin dhe rajonin më të gjerë

Mikati: Lufta midis Hamasit dhe Izraelit

Bejrut, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri i përkohshëm libanez Naxhib Mikati tha se me rëndësi esenciale është koha kur duhet ndalur luftën midis Hamasit dhe Izraelit e cila "ka dalë jashtë kontrolli" dhe ndikon në Libanin dhe rajonin më të gjerë.

Komentet e tij vijnë disa ditë para se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah të mbajë fjalimin e tij të parë që nga fillimi i luftës.

Libani po përjeton paralizë politike dhe trazira ekonomike me çka shumica janë të shqetësuar nga pasojat e luftës në shkallë të gjerë.

Mikati i cili mbështetet nga Hezbollahu ka dënuar sulmet izraelite në Libanin jugor dhe sulmet në Rripin e Gazës.

"Nevojitet armëpushim humanitar pesë ditor ku mund të ketë bisedime aktive ndërkombëtare për të siguruar shkëmbim të të burgosurve dhe të arrihet armëpushim i përhershëm me qëllim të arrihet marrëveshje mbi kushtet për paqe rajonale. Mjaft luftës në Liban, sepse ne kemi zgjedhur paqen", porositi Mikati para mbledhjes së qeverisë.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë udhëhequr luftë një mujore në vitin 2006, ku mijëra raketa të Hezbollahut kanë goditur qytetet veriore dhe morën jetën e 165 izraelitëve duke përfshirë edhe 44 civilë. Mbi 1.100 libanezë si dhe luftëtarë të Hezbollahut gjithashtu dhe civilë janë vrarë.

Izraeli vlerëson se Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka rreth 150 mijë raketa të drejtuara kundër saj. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR