• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mikati: Libanit i duhet armëpushim urgjent

Mikati: Libanit i duhet armëpushim urgjent

 Bejrut, 2 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri libanez Naxhib Mikati sot deklaroi se vendit i duhet një armëpushim urgjent për të ndalur përleshjet e intensifikuara ndërmjet Izraelit dhe grupit Hezbollah.

 Ai theksoi se rreth 1,2 milionë civilë janë zhvendosur në të gjithë Libanin për shkak të sulmeve izraelite.

 "Ndaloni me luftimet. Nuk na duhet më gjak. Nuk na duhet më shumë shkatërrim", tha Mikati në një brifing të organizuar nga një grup lobues amerikan për Libanin.

 "Ka nevojë për një armëpushim urgjent", shtoi ai.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR