Mikati: Libani dhe Siria do të punojnë së bashku për të siguruar kufijtë e tyre tokësorë
- Libani dhe Siria së bashku do të punojnë për sigurimin e kufijve të tyre tokësorë, si dhe për përcaktimin e kufijve tokësorë dhe detarë, deklaroi sot në Damask kryeministri i përkohshëm libanez, Naxhib Mikati.
- Post By Fami Bajrami
- 17:47, 11 janar, 2025
![Mikati: Libani dhe Siria do të punojnë së bashku për të siguruar kufijtë e tyre tokësorë](https://mia.mk/images/20250111174724_big_730x400_22.webp )
Damask, 11 janar 2025 (MIA) – Libani dhe Siria së bashku do të punojnë për sigurimin e kufijve të tyre tokësorë, si dhe për përcaktimin e kufijve tokësorë dhe detarë, deklaroi sot në Damask kryeministri i përkohshëm libanez, Naxhib Mikati.
Gjatë udhëtimit të parë të kryeministrit libanez në Sirinë fqinje pas 15 vitesh, Mikati foli në një konferencë të përbashkët shtypi në Damask me udhëheqësin de fakto të Sirisë, Ahmed al Shara.
Al Shara tha se kanë folur për çështje të ndryshme, duke përfshirë kontrabandën midis dy vendeve, sfidat kufitare dhe depozitat siriane në bankat libaneze.
Foto: Mikati në X