• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mikati: Libani dëshiron të shmangë përfshirjen e vendit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Mikati: Libani dëshiron të shmangë përfshirjen e vendit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Bejrut, 30 tetor 2023 (MIA)  -   Libani dëshiron të shmangë përfshirjen e vendit në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, tha kryeministri libanez Naxhib Mikati. Ai paralajmëroi se ekziston rrezik që konflikti të "ndezë" të gjithë rajonin.

Që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, tensionet janë rritur përgjatë kufirit izraelito-libanez dhe ka pothuajse çdo ditë granatime mes Izraelit dhe grupeve të armatosura pro-palestineze. Midis këtyre grupeve është edhe lëvizja shiite Hezbollah, e cila është aleate e Hamasit. 

Mikati theksoi se nuk mund të përjashtohet përshkallëzim i konfliktit. 

 "Unë po kryej detyrën time për të shmangur që Libani të përfshihet në luftë. Libani është në sy të stuhisë", tha ai.

Sipas tij, për shkak të mungesës së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, rreziqet e përshkallëzimit rajonal janë të larta. 

Ai shtoi se nuk mund të thotë nëse lëvizja shiite libaneze Hezbollah, me të cilën mban marrëdhënie të mira, dëshiron një luftë tjetër me Izraelin. 

 "Gjithçka është e lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në rajon. Tani për tani shoh se Hezbollahu po vepron me arsye dhe mençuri, por në të njëjtën kohë nuk mund t'i bind  libanezët", tha kryeministri libanez.

Që nga 8 tetori, Hezbollahu veçanërisht i bombardon pozicionet izraelite pranë kufirit midis dy vendeve, duke i dhënë mbështetje Hamasit. 

 Mikati sot paralajmëroi se përshkallëzimi i konfliktit nuk do të prekë vetëm Libanin.

 "Kam frikë se përshkallëzimi do të mbulojë të gjithë rajonin dhe se kaosi i sigurisë do të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme", paralajmëroi ai.

Foto: Arkivi iMIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR