• e mërkurë, 28 gusht 2024

Mijëra vonesa dhe anulime fluturimesh në Britani të Madhe për shkak të një problemi teknik në sistemin e kontrollit të fluturimit

Mijëra vonesa dhe anulime fluturimesh në Britani të Madhe për shkak të një problemi teknik në sistemin e kontrollit të fluturimit

 Londër, 29 gusht 2023 (MIA) - Mijëra udhëtarë në Britani të Madhe po përballen me vonesa dhe anulime të gjata të fluturimeve pasi në sistemin e kontrollit të fluturimit është  raportuar një “problem teknik”.

Njerëzit janë bllokuar në Britani të Madhe dhe jashtë vendit pasi Drejtoria Kombëtare për  Transport Ajror e kufizoi numrin e uljeve të aeroplanëve, raporton Bi-Bi-Si. 

Kompanitë ajrore dhe aeroportet po paralajmërojnë se ka ende “vonesa të konsiderueshme”, pavarësisht se problemi është zgjidhur për vetëm pak orë. 

Ka raportime se disa çrregullime të orarit mund të zgjasin me ditë. 

 Ofruesi i shërbimeve të kontrollit të trafikut ajror në Britani të Madhe-NATS dje e konfirmoi "gabimin teknik", përpara se të njoftojë se e ka identifikuar dhe rregulluar problemin, duke shtuar se "do të duhet pak kohë që fluturimet të kthehen në normalitet".

Kompania e analitikës së aviacionit Cirium dje bëri të ditur se 3.049 fluturime duhej të nisen nga aeroportet në Britani të Madhe dhe 3.054 aeroplanë të ulen. Sipas të dhënave të tyre janë anuluar 232 fluturime që fluturojnë, që është tetë për qind e të gjitha fluturimeve, dhe 271 mbërritje, që është nëntë për qind e fluturimeve hyrëse, raportoi Bi-Bi-Si.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR