• e premte, 05 dhjetor 2025

Mijëra protestues në Nju Jork kundër politikave të migracionit të Trampit

Mijëra protestues në Nju Jork kundër politikave të migracionit të Trampit

Nju Jork, 11 qershor 2025 (MIA) - Mijëra persona mbrëmë marshuan nëpër rrugët e Nju Jorkut duke protestuar kundër politikave të migracionit të presidentit amerikan, Donald Tramp.

Protesta, në të cilën morën pjesë kryesisht persona të rinj, një pjesë e tyre me maska, filloi nga sheshi Foli dhe vazhdoi drejt Manhatanit Jugor. Shumë protestues mbanin pankarta me mesazhe të tilla si "ICE jashtë Nju Jorkut", duke kritikuar policinë federale të migracionit për rritjen e arrestimeve të emigrantëve dhe azilkërkuesve në javët e fundit.

Situata në Nju Jork deri më tani është e qetë, për dallim nga Los Anxhelosi, ku që nga e premtja ka pasur përleshje midis policisë dhe demonstruesve të cilët protestojnë kundër deportimit të dhunshëm të emigrantëve të paligjshëm.

Trampi ka vendosur mijëra ushtarë në Los Anxhelos kundër vullnetit të autoriteteve lokale, të cilët pretendojnë se kanë kontroll ndaj situatës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR