• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mijëra protestues iu bashkuan marshit ""Kurrë më luftë" nëpër qendrën e Berlinit

Mijëra protestues iu bashkuan marshit

 Berlin, 3 tetor 2024 (MIA) - Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së iniciativës "Kurrë më luftë" për të marshuar nëpër qendrën e Berlinit në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë", njoftoi DPA.

 Ata mbanin pankarta që bënin thirrje për diplomaci në vend të luftës dhe për ndalimin e dërgimit me armë në Ukrainë, shtoi agjencia gjermane.

Shumë pjesëmarrës në marsh valëvitën flamujt me pëllumbin e paqes,  ndërsa nga tre drejtime  u mblodhën  përpara "Kolonës së Fitores" në Berlinin qendror. 

 Policia e qytetit të Berlinit njoftoi se nuk është regjistruar asnjë incident i rëndësishëm, duke shtuar se për sigurimin e protestës ka pasur rreth 1000 policë.

Policia vlerësoi se numri i pjesëmarrësve në marsh ishte rreth 10.000, ndërsa organizatorët thanë se në protestë ishin 30.000 persona. 

 Protestuesit në njërën prej rrugëve shprehën solidaritet me njerëzit e Rripit të Gazës, duke mbajtur pankarta që bënin thirrje për "fundimin e terrorit pushtues" dhe "NATO shtyn luftën dhe gjenocidin - Solidaritet me Donbasin dhe Gazën", raporton DPA.

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR