• e mërkurë, 09 tetor 2024

Mijëra njerëz evakuohen në Pekin për shkak të tajfunit Doksuri

Mijëra njerëz evakuohen në Pekin për shkak të tajfunit Doksuri

Pekin, 31 korrik 2023 (MIA) - Pekini i shënoi reshjet më të rrëmbyeshme këtë vit, pasi që mbetjet nga tajfuni Doksuri sot e kapluan kryeqytetin kinez, duke detyruar evakuimin e 31.000 njerëzve, kumtoi televizioni shtetëror Si-Si TV.

Reshjet e fuqishme të shiut po vazhdojnë në Pekin, por edhe në Hebei, Taianxhin dhe Shanksi, pasi që Doksuri u shpërnda në Kinën veriore, kumtoi Drejtoria shtetërore meteorologjike (CMA).

Erërat rreth qendrës së stuhisë ishin edhe deri 187 kilometra në orë.

Doksuri është një prej stuhive më të fuqishme që e goditi Kinën në vitet e fundit, duke shkaktuar vërshime gjatë fundjavës në provincën jugore Fuxhian, nga e cila u evakuuan qindra mijë njerëz.

Tani për tani nuk ka informata për dëme serioze materiale apo viktima.

Për shkak të motit të lig, në Pekin janë mbyllur mbi 40.000 ndërtimtari, 20.000 ndërtesa duhet t'i nënshtrohen kontrollit për dëmtime të mundshme, ndërsa monumentet në kryeqytet janë të mbyllura për vizitorët. ab/

Foto: МIА arkivi



 

 

QËNDRONI TË LIDHUR