• e premte, 05 dhjetor 2025

Mijëra demonstrantë në Tel Aviv kërkuan përfundimin e luftës në Gaza

Mijëra demonstrantë në Tel Aviv kërkuan përfundimin e luftës në Gaza

Tel Aviv, 17 gusht 2025 (MIA) - Mijëra izraelitë mbrëmë dolën në rrugët e qytetit Tel Aviv, duke kërkuar ndërprerje të luftës në Gaza dhe marrëveshje për lirimin  e pengjeve që i mban grupi palestinez "Hamas", transmeton DPA.

Sipas raportuesit të agjencisë gazetareske gjermane, disa mijëra njerëz iu përgjigjën thirrje së Forumit të familjeve të pengjeve.

Demonstrata u mbajtën edhe në Haifa, Jerusalem dhe Ber Sheva.

"Ne do ta bllokojmë vendin", i tha turmës Einav Zangauker, nëna e Matanit, njërit prej 20 pengjeve të mbijetuar në Rripin e Gazës. "Nuk do të ndalemi, nuk do të presim që (kryeministri Benjamin) Netanjahu të përfundojë luftën, ne do të marrim atë që është me të drejtë e jona", shtoi ajo.

Sipas kalendarit hebraik, e diela është dita e parë e punës në Izrael, kujton DPA. Familjet shpallën grevë si një formë proteste kundër vendimit të qeverisë për të zgjeruar luftën në Gaza me një ofensivë të re në vend që të nënshkruanin një marrëveshje për kthimin e të rrëmbyerve, raportoi gazeta "Tajms of Izrael".

Sipas autoriteteve izraelite, përveç pengjeve të gjalla, Hamasi po mban edhe trupat e 30 personave të rrëmbyer në Rripin e Gazës. Muaj të tërë negociatash indirekte për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës nuk kanë dhënë rezultate. Netanjahu këmbëngul që kabineti i sigurisë të marrë një vendim për të pushtuar qytetin e Gazës dhe lagjet e refugjatëve në Rripin qendror të Gazës me forcë ushtarake. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR