• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mieshel: Shpenzimet e BE-së për mbrojtje do të arrijnë nivel të lartë rekord në vitin 2023

Mieshel: Shpenzimet e BE-së për mbrojtje do të arrijnë nivel të lartë rekord në vitin 2023

Bruksel, 30 nëntor 2023 (MIA) - Shpenzimet për mbrojtje në Bashkimin Evropian këtë vit arritën nivel të lartë rekord prej rreth 270 miliardë euro, që është për rreth 30 miliardë euro më shumë se sa në vitin 2022, deklaroi kreu i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel për Agjencinë evropiane për mbrojtje (EAO).

Ky është viti i nëntë me radhë i rritjes së shpenzimeve për mbrojtje të vendeve të BE-së, në kohë kur disa prej tyre angazhohen për rritje të konsiderueshme të atyre hpenzimeve për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në vitin 2022, gjashtë nga 27 vendet anëtare i rritën shpenzimet për mbrojtje për më shumë se 10 për qind, ndërsa në rastin me Suedinë, vend i cili pret ratifikim të anëtarësimit në NATO, madje edhe për më shumë se 30 për qind.

Franca, nga ana tjetër, i ka rritur shpenzimet për mbrojtje për vetëm 0,7 për qind në vitin 2022, sipas EAO.

Së bashku, vendet nga BE-ja shpenzojnë 1,5 për qind nga bruto prodhimi i vet vendor (BPV) në sektorin mbrojtës, që është shumë më pak se qëllimi prej 2 për qind të vendosur nga NATO-ja. Njëzet e dy vende nga BE-ja janë gjitashtu anëtare të NATO-s.

Sipas të dhënave të EAO-së, për investime në sektorin mbrojtës janë ndarë rreth 58 miliardë euro.

Me rreth "60 miliardë euro në vit, mund të bëjmë gjëra të mëdha", shtoi Mishel nëfjalimin e tij para EAO-së në Bruksel.

Ai tha se duhet të njihet me "treg të vetëm mbrojtës" në mënyrë që të evitohet humbja e resurseve, dyfishimi në disa sfera të prodhimit dhe të arrihen ekonomi voluminoze.

Që të arrihet e tërë kjo, EAO duhet të bëhet "Ministri e vërtetë evropiane e mbrojtjes", propozoi kreu i Këshilit të Evropës.

Sipas tij, indusstria e mbrojtjes në Evropë gjithashtu duhet të bëhet më e dukshme.

"Me luftën që po tërbon në kontinentin tonë, mund të garantojmë marrëveshje afatgjata për këta prodhues", tha Mishel, i cili shtoi se porosia e 27 vendeve është e qartë: "prodhoni dhe ne do të blejmë".

Sa i përket financimit, Mishel e përmendi fillimin e programit për kredi për mbrojtje në Evropë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR