• e premte, 22 nëntor 2024

Mickoski: Qeveria nuk do të heq dorë kurrë nga anëtarësimi në BE, por edhe nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me interesat nacionale

Mickoski:  Qeveria nuk do të heq dorë kurrë nga anëtarësimi në BE, por edhe nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me interesat nacionale

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën dha llogari për njëqind ditë nga puna e bërë në pushtetin e ri ekzekutiv, u përqendrua edhe në ndarjen e Shqipërisë nga vendi në procesin eurointegrues, duke përmendur se rreth kësaj çështje dy pozicionet e rëndësishme janë se Qeveria kurrë nuk do të heq dorë nga anëtarësimi i plotfhqishëm në BE, por edhe asnjëherë nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me interesat nacionale dhe përcaktimet strategjike të qytetarëve.

Në fjalimin e tij në pjesën e vërejtjeve, të cilat janë drejtuar drejt Qeverisë në këto njëqind ditë, duke folur për ndarjen e pakos Shkup - Tiranë dhe caktim i fillimit të bisedimeve me Shqipërinë më 15 tetor, ndërsa vendi ende mbetet në korridoret e BE-së, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, Mickoski theksoi se Qeveria nuk do të bëjë asnjëherë asnjë lëshim, e cila do të thotë nënçmim shtesë dhe turp për qytetarët e RMV-së.

"E siguroj opinionin e RMV-së për dy gjëra. Së pari duhet të besojnë se kjo Qeveri nuk do të bëjë asgjë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, me interesat kombëtare dhe drejtimet strategjike të qytetarëve. Kurrë nuk do të bëjë një lëshim të vetëm që do të thotë poshtërim dhe turp shtesë për qytetarët e RMV-së, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë apo të tjerë. Ju jeni ata të cilëve u kemi borxh gjithçka që prezantojmë sot. Interesi juaj është urdhri ynë dhe ne do të funksionojmë si shërbëtorët tuaj. Gjëja e dytë, mesazhi im i dytë është se si qeveri nuk do të devijojmë kurrë nga qëllimi ynë i dytë strategjik, që është anëtarësimi i plotë në BE dhe nëse është e nevojshme do të flasim me këdo dhe nëse është e nevojshme do të flasim aq sa duhet për të arritur një marrëveshje dhe kompromis, i cili është i denjë, i cili përsëri nuk do t'i lëndojë ndjenjat e popullit maqedonas, por edhe të të tjerëve që jetojnë së bashku me të", tha Mickoski.

Има напредок во реализацијата на автопатот од Кичево до Охрид, секојдневно се работи и очекувам првата половина од автопатот од селото Арбиново до Охрид, со исклучок на мал дел кај село Ботун

Ai konsideron edhe se dy qëllimet strategjike mund të realizohen dhe se nuk janë në konflikt njëra me tjetrën.

Për atë çka konkretisht do të ndërmarrë për vazhdimin e rrugës së eurointegrimeve, me përgjigje s efokusi mbetet në BE, në punën në vend, në reformat e brendshme, por pa nënçmime shtesë dhe lëshime. Shtoi se vendi ka shumë miq në familjen evropiane.

"Do të duhet të mësoheni me politikanët e RMV-së që nuk gjunjëzohen, nuk përkulin kurrizin dhe duke grabitur popullin e tyre nuk nënshkruajnë kontrata në dëm të popullit dhe qytetarëve të tyre. Duhet të mësoheni me politikanët që kujdesen për qytetarët e tyre, që punojnë për qytetarët e tyre me ndershmëri dhe përgjegjësi, pa i poshtëruar apo grabitur. Dhe fokusi i kësaj Qeverie, siç thashë, mbetet tek BE-ja dhe përmbushja e qëllimit tonë të dytë strategjik, që është anëtarësimi i plotë në BE. Nuk jemi vetëm, kemi shumë miq, shumë miq që janë pjesë e familjes evropiane. Ne vazhdojmë të ndërtojmë miqësi që janë pjesë e familjes evropiane. Nëse mendoni se duhet t'ua lëmojmë këpucët disa politikanëve dhe vendeve-anëtare të BE-së dhe se kjo është mënyra dhe rruga e duhur, më vjen keq që nuk jam një bashkëbisedues i mirë. Për mua mund të diskutohet vetëm në bazë të argumenteve", tha Mickoski.

Lidhur me refuzimin nga ana e Bullgarisë me ndërmjetësim, të cilën e ofron kryeministri hungarez Viktor Orban për afrimin e qëndrimeve Shkup-Sofje, Mickoski tha se i vjen keq që shteti fqinj ka një qëndrim të këtillë, por shprehu gatishmëri për bisedme të mëtutjeshme.

"Duhet të bisedohet, negociohet, derisa nuk arrihet zgjidhje dhe pikërisht këtë e ofroi miku im personal dhe i Maqaedonisë, zoti Viktor Orban. Ja ne kryesojmë me BE-në, ejani të ulemi të bisedojmë me BE-në, ejani të ulemi të bisedojmë që të ndihmojmë aq sa mundemi, pranova, tregova konstruktivitet, më vjen keq që fqinji ynë lindor nuk pfranoi, unë qëndroj në dispozicion, do të pranoj, le të thonë ku, sa është e nevojshme të bisedojmë me ditë, me orë, të vëmë gjithçka në tryezë që ta zgjidhim këtë një herë e përgjithmonë", theksoi Mickoski duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lidhur me deklaratat e një pjese të partnerëve të tij të koalicionit nga Vlen, gjegjësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit të Jetesës, Izet Mexhiti, i cili tha se është i bindur që ndryshimet kushtetuese do të miratohen deri në fund të vitit, Mickoski ka bërë paralele me Marrëveshjen e Prespës dhe e ka përmendur parimin "Pacta sund servanda", i cili konsideron se duhet të vlejë edhe për Marrëveshjen në fqinjësi të mirë, ku nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese si kusht. Përsëriti edhe se sikur ehde në lidhje me marrëveshjen e parë, ashtu edhe në rastin me Bullgarinë, ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen efektive pasi që Sofja do ta ratifikojë protokollin para-aderues për anëtarësim në Union.

Kryeministri tha edhe se në koalicionin qeveritar bisedohet për të gjitha temat, kështu edhe për procesin e eurintegrimit dhe se kanë diskutim konstruktiv. mb/

Foto: Qeveri/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR