Micotakisi pozitiv ndaj Kovid-19
- Përmes një videoje të publikuar në Instagram, kryetari i Demokracisë së Re deri pak kohë më parë kryeministër i Greqisë Kirjakos Micotakis njoftoi se është pozitiv me Kovid-19 dhe ditët e ardhshme do t'i kalojë në shtëpi, ndërsa e anuloi edhe vizitën e tij në Malin e Shenjtë të planifikuar për këtë fundjavë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:42, 2 qershor, 2023

Athinë, 2 qershor 2023 (MIA) - Përmes një videoje të publikuar në Instagram, kryetari i Demokracisë së Re deri pak kohë më parë kryeministër i Greqisë Kirjakos Micotakis njoftoi se është pozitiv me Kovid-19 dhe ditët e ardhshme do t'i kalojë në shtëpi, ndërsa e anuloi edhe vizitën e tij në Malin e Shenjtë të planifikuar për këtë fundjavë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
"Përqafimet dhe puthjet në periudhën parazgjedhore janë gjithmonë shumë të këndshme, por ndonjëherë kanë edhe një çmim. Sot u testova për Kovid dhe jam pozitiv", thotë Micotakisi në video.
Sqaron se vizita në Malin e Shenjtë do të mbetet edhe për disa kohë në të ardhmen, por edhe se do të vazhdojë të postojë video në Tik Tok. ar/