• e mërkurë, 26 qershor 2024

Micotakisi dhe Erdogani e konfirmuan atmosferën pozitive midis dy vendeve dhe e konfirmuan mbajtjen e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim

Micotakisi dhe Erdogani e konfirmuan  atmosferën pozitive midis dy vendeve dhe e konfirmuan mbajtjen e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim

 Athinë, 20 shtator 2023 (MIA) – Kemi rënë dakord që të vazhdojmë të punojmë për thellimin e klimës pozitive në marrëdhëniet greko-turke, e cila është krijuar në muajt e fundit dhe qartë e kemi përcaktuar nivelin e kontakteve dhe takimeve për periudhën e ardhshme, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, pas takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke njoftuar se kanë rënë dakord që Këshilli i Lartë për Bashkëpunim i ardhshëm të mbahet më 7 dhjetor në Selanik, lajmëroi korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

Micotakisi dhe Erdogani jnaë takuar në Nju-Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa kryeministri grek pas takimit theksoi se kanë pasur një diskutim produktiv në prani të ministrave të pumëve të jashtme dhe këshilltarëve diplomatikë.

 

 

I kanë përcaktuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet dypalëshe në nivel të dialogut politik, masave të ndërtimit të besimit, por edhe promovimit të agjendës pozitive, si dhe, siç tha Micotakisi, kanë biseduar për sfidat me të cilat përballen të dyja vendet.

“Veçanërisht do të ndalem te problemi me migrimin e paligjshëm, ku konsideroj se është i nevojshëm bashkëpunimi i Turqisë  që të reduktohen në minimum valët e migrantëve”, tha Micotakisi. 

 Shtoi se është biseduar edhe për krizën klimatike, duke pasur parasysh se Greqia dhe Turqia janë dy vende mesdhetare, “të cilat edhe këtë verë u përballën edhe me fatkeqësi të mëdha natyrore, prodhim i ngrohjes globale dhe krizës klimatike, e cila tashmë është prezente”.

 Menjëherë pas takimit, i cili është i dyti në një periudhë dymujore, nga kabineti  i Micotakisit bënë të ditur  se "të dy liderët e konfirmuan atmosferën pozitive në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë dhe vullnetin e tyre të fortë për ruajtjen e kësaj klime".

 Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR