• e diel, 22 dhjetor 2024

Micotakis: Turqia insiston në pozicionet e saj, ne në tonat

Micotakis: Turqia insiston në pozicionet e saj, ne në tonat

Athinë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Turqia insiston në qëndrimet e saj, ndërsa ne këmbëngulim në tonat, thotë kryeministri grek Kirjakos Micotakis në një intervistë për televizionin "Alfa" dhe shpjegon se që nga momenti që Turqia dëshiron të diskutojë gjëra të tjera që Greqia nuk dëshiron të vendosen në tryezë do të thotë se "nuk është arritur asnjë përparim i rëndësishëm", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kryeministri grek edhe një herë thekson vullnetin dhe qëllimin e Greqisë për të vazhduar dialogun me Turqinë, por edhe se do të vazhdojë të përpiqet për "ujëra paqësorë" me shtetin fqinj.

"Mund të pajtohemi dhe të mos pajtohemi. Ky mund të jetë skenari më i mundshëm për momentin. Kjo nuk do të thotë se duhet të jemi vazhdimisht në një gjendje tensioni, të mos diskutojmë aspekte të tjera të marrëdhënieve tona dhe të jemi vazhdimisht "me gishtin në këmbëz" dhe të kemi frikë nga ndonjë incident. Mendoj se grekët nuk e duan këtë", theksoi Micotakis.

Sa i përket çështjes së emigrantëve, ai tha se është një problem i vazhdueshëm për Evropën, por dhe potencoi se po mundohen të bashkëpunojnë me Turqinë për varkat të cilët nisen nga bregdeti turk. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR