• e hënë, 01 korrik 2024

Micotakis: Greqia protagoniste e rrugës drejt zhvillimit

Micotakis: Greqia protagoniste e rrugës drejt zhvillimit

Athinë, 1 shtator 2023 (MIA) - Greqia edhe më tej është protagoniste në rrugën drejt zhvillimit. Edhe përkundër inflacionit të vazhdueshëm të ushqimit, kemi inflacionin e katërt më të ulët në Evropë. Kemi papunësi më të ulët në disa vitet e fundit, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fillimin e seancës së sotme qeveritare, njoftoi e korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ministrave të qeverisë së tij, Micotakis u porositi se i pret shumë punë dhe përkujtoi se tashmë i kanë realizuar të gjitha përcaktimet e tyre të rëndësishme, respektivisht 50 për qind nga programi ekonomik tashmë është votuar në Kuvend.

"E dimë se do të kemi edhe pengesa në rrugëtimin tonë, mirëpo do të vazhdojmë të jemi të qëndrueshëm, konsistent në programin tonë parazgjedhor. Për këtë shkak edhe populli grek votoi për ne", tha Micotakis.

Njëkohësisht ai bëri të ditur se fundjavën e ardhshme në Panairin ndërkombëtar në Selanik, në fjalimin tradicional të kryeministrit të vendit, do ta prezentojë hollësisht programin qeveritar për periudhën e ardhshme. rq/bsh/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR