Micotakis dhe Blinken biseduan në telefon për situatën në Gazë dhe Detin e Kuq
- Situata në Gazë, ngjarjet në Detin e Kuq dhe rreziqet për lundrim të lirë për shkak të sulmeve të huthëve, ishin tema për të cilat biseduan në telefon kryeministri grek, Kiriakos Micotakis dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:48, 22 janar, 2024

Athinë, 22 janar 2024 (MIA) - Situata në Gazë, ngjarjet në Detin e Kuq dhe rreziqet për lundrim të lirë për shkak të sulmeve të huthëve, ishin tema për të cilat biseduan në telefon kryeministri grek, Kiriakos Micotakis dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Siç informuan nga kabineti i kryeministrit grek, Micoatkis dhe Blinken biseduan edhe për çështjet bilaterale, me theks në fillimin e raundit të ardhshëm të dialogut strategjik Greqi-SHBA, që në shkurt do të mbahet në Uashington.
Kryeministri grek dhe sekretari amerikan i Shtetit para dy javësh u takuan në shtëpinë e Micotakisit në Hania në ishullin e Kretës, kur Blinken, në kudër të vizitës në Lindjen e Afërt, nga Turqia erdhi prë disa orë edhe në Greqi. ab/