• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Rosomani ka kryetar komune, i cili nuk e meriton besimin e qytetarëve

Mickoski: Rosomani ka kryetar komune, i cili nuk e meriton besimin e qytetarëve

Rosoman, 25 tetor 2025 (MIA) - Rosomani ka kryetar komune, i cili nuk e meriton besimin e qytetarëve, le t’i lëmë në të kaluarën recidivat e pushtetit shtatëvjeçar të LSDM-së, që e grabiti dhe e poshtëroi Maqedoninë. Këtë e theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme në komunën e Rosomanit nën sloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu juaj! Vendi juaj! Për të ardhmen tuaj!”, në kuadër të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen javën e ardhshme më 2 nëntor.

Mickoski tha se Qeveria e VMRO-DPMNE-së dallon nga qeveritë e tjera të mëparshme dhe atë sipas sigurimit të mjeteve financiare për projekte për të gjitha komunat në mënyrë të barabartë, pavarësisht se nga cili grup politik vijnë kryetarët e komunave.

"Ne nënshkruam kontrata dhe siguruam financa për projekte me vlerë të përgjithshme prej gjysëm miliard euro, diçka që nuk është parë kurrë më parë në Maqedoninë e pavarur, asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë në katër vjet, atë që VMRO-DPMNE dhe ky koalicion e bënë në 16 muaj. Njëkohësisht, ne ishim të vetëdijshëm dhe nuk u sollëm siç u soll qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, të jemi negativë dhe të ndëshkonim qytetarët në komunat, në të cilat kryetari i komunës është nga opozita. Përkundrazi, ne donim dhe duam të sillemi në të ardhmen si një Qeveri e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse në ato komuna kryetari i komunës është nga opozita apo nga Qeveria", tha Mickoski.

Ai theksoi se Rosomani ka kryetar komune që nuk e meriton besimin e qytetarëve dhe se duhet të lihen në të kaluarën njerëzit që, përveçse e plaçkitën popullin e tyre, e poshtëruan dhe e shitën kombëtarisht Maqedoninë, nuk kanë treguar asgjë tjetër. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR