• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski pret ulje të inflacionit në muajt e ardhshëm dhe ulje të saj në 2 - 3 për qind vitin e ardhshëm

Mickoski pret ulje të inflacionit në muajt e ardhshëm dhe ulje të saj në 2 - 3 për qind vitin e ardhshëm

Zërnovski, 21 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret ulje të inflacionit në periudhën e ardhshme dhe uljen e saj në dy deri tre për qind vitin e ardhshëm. Siç deklaroi sot, për herë të parë pas shumë muajve dhe inflacionit bazik, por edhe çmimeve të produkteve ushqimore në nivel mujor kanë parametër negativ që do thotë se ulen.

"Pres që në këto muaj të ketë ulje, ndërsa vitin e ardhshëm të vjmë deri në inflacion mes 2 dhe 3 për qind në nivel vjetor. Nëse e krahasojmë inflacionin me vendet rreth nesh, që janë pjesë e BE-së, Kroacia 4,6 për qind, Rumania 6,8 për qind në gusht, tek ne ka trend të uljes dhe për herë të parë pas shumë muajve mund të them se edhe inflacioni bazik, por edhe çmimet e produkteve ushqimore në nivel mujor kanë paramera negativë, kjo do të thotë se ulen", theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit në Shtëpinë e pleqve në Zërnovc.   

Треба да се пресметаат посебни потрошувачки кошнички - за самец, за млад брачен пар, за тричлено и четиричлено семејство и за пензионери, зашто трошоците на овие категории граѓани не се сити

Kryeministri informoi edhe se përgatiten masat për çmimet e produkteve ushqimore, si dhe se janë ngritur procedura të caktuara nga shërbimet inspektuese. mb/

Foto: MIA dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR