• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Presim ulje të inflacionit në periudhën në vijim

Mickoski: Presim ulje të inflacionit në periudhën në vijim

Strumicë, 8 tetor 2025 (MIA) - Për të tretin muaj me rradhë, kemi inflacion i cili nga 4,9 për qind ka rënë në 4 për qind dhe presim që në periudhën në vijim të zvogëlohet. Ky është një lajm i mirë për qytetarët, sepse në këtë mënyrë edhe ata do të kenë një standard dhe një cilësi më të mirë jetese. Pres që në dy tremujorët e ardhshëm ta ruajmë ritmin e rritjes brenda kornizës së produktit të brendshëm bruto dhe në tremujorin e dytë të rritet diku rreth 7,8 për qind, gjë që është e rëndësishme, sepse kur llogaritni deficitin buxhetor, rritja nominale e produktit të brendshëm bruto është e rëndësishme e cila do të jetë më e larta deri më tani, theksoi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në forumin e sotëm të biznesit që u mbajt në Strumicë. 

Ai pret që në kuadër të konsolidimit të buxhetit këtë vit, deficiti buxhetor të përfundojë në një nivel nën 4 për qind. 

"Konsolidimi filloi vitin e kaluar, dështuam në vitin 2022 dhe 2023, dhe do të vazhdojë vitin tjetër të bie nën 3, 5 për qind e cila është normale në vendet evropiane. Pres një politikë makroekonomike të qëndrueshme dhe kemi presion për të rritur TVSH-në, por kjo nuk do të ndodhë - mbetet 18 për qind, megjithëse kemi presion për të rritur moshën e daljes në pension, kemi miratuar një ligj për të siguruar që pensionistët të jenë të angazhuar dhe të paguajnë taksat dhe kontributet e tyre. Nuk do të ketë rritje të taksave, përveç një takse që duhet ta rrisim, atë taksë mbi fitimin prej 15 për qind për kompani të caktuara që plotësojnë kushtet e vendosura nga OECD. Tek ne ekzistojnë tre lloje të kompanive - ato të huaja që operojnë në zona ekonomike, investitorë të huaj që nuk operojnë në zona dhe kompani vendase që janë në pronësi të kompanive shumëkombëshe të cilat operojnë në Maqedoni", potencoi Mickoski. 

Ai pret që në vitet e ardhshme të ndiqet një politikë e qëndrueshme makroekonomike, një politikë e qëndrueshme pro-maqedonase brenda dhe jashtë vendit dhe integrimi në BE mbetet, por jo me çdo kusht sepse vlerëson se si qeveri është bërë mjaftueshëm, gjegjësisht, siç tha, nuk ka më kusht për pranim të pakushtëzuar të çdo diktati apo ultimatumi. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR