• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Pensionet do të rriten për 2.000 denarë

Mickoski: Pensionet do të rriten për 2.000 denarë

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Pensionet do të rriten për 2.000 denarë, si vazhdim i rritjes së deritanishme prej 5.000 denarësh në vitin e parë të mandatit të kësaj Qeverie, shkroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk, pasi Qeveria në seancën e sotme e miratoi projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin sensional dhe invalidor. 

"Premtuam - realizuam. Dhe vazhdojmë. Në seancën e sotme qeveritare morëm vendim për një rritje të re të pensioneve: 1.000 denarë në shtator 2025 (pagesa më 1 tetor); 1.000 denarë në mars 2026 (pagesa më 1 prill). Kjo do të thotë që pensionet do të rriten edhe për 2.000 denarë, si vazhdim i rritjes së deritanishme prej 5.000 denarësh në vitin e parë të mandatit të kësaj Qeverie. Gjithsej 7.000 denarë më shumë", theksoi Mickoski.

Kryeministri theksoi se pensionistët meritojnë gjithë vëmendjen, respektin dhe mbështetjen tonë.

"Nuk do të ndalemi këtu. Kjo është vetëm një pjesë e politikës së kujdesit, drejtësisë dhe përgjegjësisë për të cilën jemi zotuar dhe të cilën po e zbatojmë me përkushtim", shtoi Mickoski. mb

QËNDRONI TË LIDHUR