Mickoski për thirrjen e SHBA-së për doganat drejt Rusisë: Kemi harmonizim një qind për qind me PPJS-së të BE-së, do ta ndjekim atë proces
- Kryeministri Hristian Mickovski, sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për thirrjen e SHBA-së nga Evropa të vendosin tarifë një qind për qind të produkteve ruse, tha se ne si shtet me politikë të harmonizuar me BE-në do ta ndjekim atë proces.
- Post By Ramize Qamili
- 12:40, 22 korrik, 2025
Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickovski, sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për thirrjen e SHBA-së nga Evropa të vendosin tarifë një qind për qind të produkteve ruse, tha se ne si shtet me politikë të harmonizuar me BE-në do ta ndjekim atë proces.
"Ne jemi vendi i parë në rajon, i cili kemi politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të koordinuar një qind për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë", deklaroi Mickoski në konferencën për shtyp me përfaqësuesit e kompanisë turke "Kazanxhi Hollding AS".
Presidenti amerikan Donald Tramp, javën e kaluar deklaroi se do të vendos doganë prej 100 për qind për Rusinë derisa nuk arrijnë marrëveshje paqesore me Ukrainën deri në fillim të shtatorit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s
Фото: МИА архива