• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme: Ndonjëherë atë që e dëshirojnë, mund edhe t'u ndodh, e pastaj mos të ketë rënkime

Mickoski për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme: Ndonjëherë atë që e dëshirojnë, mund edhe t'u ndodh, e pastaj mos të ketë rënkime

Shkup, 26 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga Bërvenica edhe një herë porositi se nuk dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa politikanëve nga opozita të cilët e kërkojnë këtë, "të sillen me përgjegjësi, pasi ndonjëherë atë që e kërkojnë, mund edhe t'u ndodh, e pastaj mos të ketë rënkime".

Lidhur me kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski tha se "ata këtë e kërkojnë një vit e gjysëm", e ja tani janë mposhtur në zgjedhjet lokale".

"Kjo është opozita, të kërkojë zgjedhje, por do të mposhtet edhe në zgjedhje. Ja janë mposhtur në lokale, tani do të mposhten edhe në parlamentare, nëse mbahen. Unë thash se nuk dëshiroj të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, duhet shumë me kujdes, politikanët në Maqedonitë të sillen me përgjegjësi, pasi ndonjëherë atë që e dëshirojnë, mund edhe t'u ndodh, e pastaj të mos ketë rënkime", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas tubimit partiak në Bërvenicë.

I pyetur nëse do të ketë rikonstruim të Qeverisë pas zgjedhjeve, Mickoski tha se pas zgjedhjeve lokale përgatiten për kongres të partisë, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në Kavadar. bsh/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR