• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk ka maqedonase më të madhe se Sanja Bozhinovska, ajo është profesioniste me pozicione jashtëzakonisht cilësore në të kaluarën

Mickoski: Nuk ka maqedonase më të madhe se Sanja Bozhinovska, ajo është profesioniste me pozicione jashtëzakonisht cilësore në të kaluarën

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Të jetë Sanja Bozhinovska pjesë e qeverisë së RMV-së është privilegj, për shkak se atë që ajo e ka bërë në planin porofesional në energjetikë, ju as nuk mund ta ëndërroni, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në Kuvend, në përgjigje të pyetjes patetike të parashtruar nga deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Spasovski sot kryeministrit Mickoski ia ka shtruar pyetjen lidhur me ministren e Energjetikës dhe shtetasen bullgare Sanja Bozhinovska, e cila me dorën e saj ka nënshkruar se ka vetëdijësim bullgar dhe origjinë bullgare në vitin 2004.

Ai e pyeti Mickoskin nëse do të kërkojë përgjegjësi për shkak të qasjes së këtillë ndaj opinionit nga ana e ministres Bozhinovska.

Mickoski u përgjigj se Bozhinoska është profesioniste me pozicione jashtëzakonisht cilësore në të kaluarën.

"Për Sanja Bozhinovska të jetë pjesë e qeverisë maqedonase është privilegj. Sepse atë që ka bërë profesionalisht në energji, as nuk mund ta ëndërrosh e aq më pak t'i afrohesh. Biografia e saj dhe arritjet e saj janë diçka që të paktën mund të dilni këtu dhe të thoni "faleminderit për ekspertizën dhe arritjet personale". Tani po e vendosim veten në një situatë ku është mëkat nëse kemi sukses", tha Mickoski.

Ai përmendi se këto deklarata që bëhen në opinion nuk kanë asnjë lidhje me sektorin e udhëhequr nga ministrja Bozhinovska.

"Dhe tani jemi në një situatë ku flasim për gjëra që realisht nuk kanë asnjë lidhje, as publiku nuk është i interesuar dhe as nuk ka lidhje me atë që Sanja drejton. Do t'ju tregoj sepse e njoh prej kohësh, njihemi që nga viti 2012, më besoni, për të dinin ajka e biznesit botëror nga Ukraina në Spanjë dhe nga Skandinavia në Athinë. Ndërsa në qeverinë maqedonase kemi pasur politikanë që kanë pasur problem me rrugën për në Vranjë", shtoi Mickoski.

Ai duke iu drejtuar deputetit Oliver Spasovski, tha se Sanja Bozhinovska është maqedonase më e madhe dhe me këtë rast e akuzoi se atë që ai si ministër e ka bërë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është "debakli më i keq që ka ndodhur në vend".

Oliver Spasovski pasi që theksoi se është i pakënaqur nga përgjigjja e kryeministrit Mickoski, e ndau deklaratën e deputetëve, të cilëmn Sanja Bozhinovska e ka nënshkruar më 21.10.2024, me të cilën deklaron se ka vetëdijësim bullgar.

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska së fundi pranoi se në vitin 2004 ka marrë nënshtetësinë bullgare për arsye ekonomike.

Agjencia bullgare e lajmeve BGNES ka publikuar sot deklaratën me nënshkrimin e ministrit.

Edhe pse është një formulim standard që u shpërndahet të gjithë aplikantëve për dokumente bullgare, BGNES vëren se nënshkrimi i Bozhinovska-s është vendosur në vitin 2004, tre vjet përpara se Bullgaria të bëhej anëtare e plotë e BE-së.

"Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe jam me origjinë bullgare ashtu si babai im Pero Bozhinovski, i lindur në Kumanovë dhe nëna ime Violeta Bozhinovska, e lindur në Shkup të Maqedonisë, të cilët janë bullgarë. Për deklaratat e rreme jam në dijeni të përgjegjësisë nga neni 313 paragrafi 3 i Kodit Penal dhe pasojat e nenit 22 të Ligjit për shtetësinë bullgare", thuhet në deklaratë. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR