• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Nga vendi i fundit për nga investimet e huaja deri në vendin e parë në Evropë, nga bilanci negativ i BPV-së dhe të fundit në Evropë, në rritje prej 3.2 për qind dhe ekonomia e 4-të në Evropë!

Mickoski: Nga vendi i fundit për nga investimet e huaja deri në vendin e parë në Evropë, nga bilanci negativ i BPV-së dhe të fundit në Evropë, në rritje prej 3.2 për qind dhe ekonomia e 4-të në Evropë!

Shkup, 8 qershor 2025 (MIA) - Nga vendi i fundit në Evropë për nga investimet e huaja, në vendin e parë në Evropë me 1 miliard e dyqind e pesëdhjetë e pesë milionë euro që është rezultati më i mirë që nga pavarësia deri më sot. Nga një bilanc negativ i rritjes së BPV-së dhe të fundit në Evropë deri te rritja e sotme e BPV-së prej 3,2 për qind dhe ekonomia e 4-të në Evropë. Nga inflacioni dyshifror në një nivel të ulët prej 2,7 për qind për muajin mars, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski sot në Veles në Konferencën vjetore të 34-të të Unionit të forcave të të rinjve nën moton "34 vjet ekzistojmë për të rinjtë".

Mickoski theksoi se më herët janë rritur vetëm pagat e funksionarëve, ndërsa sot rriten pagat e punëtorëve prej 9 deri në 10 për qind në vit.

"Nga prodhimi industrial i cili ishte minus 2, deri në rritje të prodhimit industrial për muajin mars prej 5,2. Nga autostrada Kërçovë-Ohër e cila ngeci dhe ishte më e rëndësishme që nënkontraktorët të jenë nga Zajazi i Kërçovës ose Strumica, deri te autostrada që ndërtohet dhe e cila do të jetë gati brenda një viti. Sepse nuk ka më tenderë në katër sy dhe sot ka përgjegjësi", theksoi Mickoski.

Në fjalimin e tij, kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se konviktet studentore që ishin rrënuar dhe braktisur tani po ndërtohen dhe modernizohen.

"Nga marrëveshjet e turpshme dhe të dëmshme në partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar. Nga një Maqedoni e shpërfytyruar në një Maqedoni që është përsëri e juaja, dhe thotë çfarë dëshiron dhe për çfarë lufton", tha Mickoski.

Ai tha gjithashtu se ka kaluar koha kur kriminelët dhe klanet ishin në krye, kur siç tha ai, "njerëz të Artanit dhe Zaevit nga shteti kishin pashallëkun e tyre".

"Maqedonia po bëhet më mirë dhe po fiton. Maqedonia i përket përsëri popullit. Kjo është një kohë e re", ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Foto: printskrin

Video: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR