• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mickoski nga Kërçova: Vetëm të bashkuar deri në të ardhme më të mirë për të gjithë, një njeri mund ta bëjë ndryshimin, një popull i bashkuar ta shkruajë historinë

Mickoski nga Kërçova: Vetëm të bashkuar deri në të ardhme më të mirë për të gjithë, një njeri mund ta bëjë ndryshimin, një popull i bashkuar ta shkruajë historinë

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Porosi për bashkim dhe unitet për jetë më të mirë, të ardhme më të mirë për të gjithë, dërgoi sonte nga tubimi parazgjedhor në Kërçovë, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.

"Të bashkuar jemi të pamposhtur. Një njeri mund ta bëjë ndryshimin, por populli i bashkuar mund të shkruajë histori dhe për këtë shkak kërçovarët duhet të bashkohen pa dallim të përkatësisë fetare, etnike ose partiake. Nga Aleksandri dëgjuat se çfarë vizioni ka për Kërçovën, cilat janë projektet, të cilat do t'i realizojë nga programi i tij. Kjo është mundësia e papërsëritshme që të tregojmë unitet dhe mirëkuptim që i duhet dhe që është e duhura për Kërçovën", tha Mickoski.

Sipas tij, "në vendet multietnike, nuk ka asgjë më të rëndësishme se uniteti".

"Nëse ka ndarje, partiake, etnike apo fetare, kjo është parakusht për dështim të komunitetit, por edhe komunës. Duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim të çfarëdo përkatësie dhe të qëndrojmë së bashku në mbrojtje të vendit dhe për ardhmërinë e vendit tonë. Të gjithë të dalim masivisht më 19 tetor dhe ta rrumbullaksojmë numrin 9 që Aleksandri të jetë babai i ardhshëm i komunës së Kërçovës dhe të gjithë kërçovarëve", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Kërçovarët, shtoi, pa dallim njëse janë maqedonas, shqiptarë apo tjerë, po shpërngulen.

"Të gjithë kanë jetë të vështirë, të gjithë dëshirojnë të ardhme më të mirë. Të gjithë kanë vuajtje të njëjta dhe atyre nuk u nevojiten ndarje", tha Mickoski.

Në tubimin në Kërçovë fjalim mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Gjorgjija Sajkovski dhe kandidati për kryetar të komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski. bsh/

 

видео ВМРО-ДПМНЕ

Фото принтскрин 

QËNDRONI TË LIDHUR