Mickoski në takim me Kos: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore dhe në favor të shtetit dhe qytetarëve
- Kryeministri Hristijan Mickoski i cili sot qëndron në Bruksel ku sonte do të marrë pjesë në një darkë pune joformale që për liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, pasdite kishte takim me eurokomesaren e re Evropiane për Zgjerim Marta Kos.
- Post By Fami Bajrami
- 17:24, 3 dhjetor, 2024
Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski i cili sot qëndron në Bruksel, ku sonte do të marrë pjesë në një darkë joformale pune, që për liderët e vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor e organizon kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, pasdite realizoi takim me eurokomesaren e re evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Siç publikoi kryeministri Mickoski në Fejsbuk, në takim u bisedua për "interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e shtetit për të pasur sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian".
"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që në parim do të jetë në dobi të vendit tonë dhe në interes të të gjithë qytetarëve", theksoi Mickoski në publikimin.
Përveç Mickoskit, siç kumtoi Këshilli i BE-së, në darkë me Koshtën është ftuar dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatoviq, udhëheqësja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cijanoviq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti. rq/bsh/
Foto: FB