Mickoski në Samitin e liderëve në Tiranë
- Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë nesër në Samitin e Liderëve "Plani ynë për BE-në", i cili do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.
- Post By Ramize Qamili
- 19:30, 20 nëntor, 2025
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë nesër në Samitin e Liderëve "Plani ynë për BE-në", i cili do të mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.
Siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, është parashikuar që kryeministri Mickoski të mbajë fjalim në panelin e diskutimit me temë "Përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, rezultatet dhe përshpejtimi". rq/
Foto: arkivi i MIA-s