• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski: Në korrik Drejtoria doganore me rekord prej 12 miliardë denarë të ardhura, ndërsa DAP me 13,4 miliardë denarë

Mickoski: Në korrik Drejtoria doganore me rekord prej 12 miliardë denarë të ardhura, ndërsa DAP me 13,4 miliardë denarë

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se për muajin korrik Drejtoria doganore ka shënuar rekord dhe rezultatin më të mirë nga ekzistenca e saj, me të hyra të inkasuar prej pothuajse 12 miliardë denarëve, ndërsa DAP ka inkasuar 13,4 miliardë denarë.

"Po e stabilizojmë vendin që të fillojmë ta zhvillojmë ashtu siç e meritojnë qytetarët. Ka një ndryshim. Kur do të mbyllen të gjitha zbrazëtirat ku njerëzit u grabitën për vite me radhë, kur do të funksionojnë institucionet dhe kur krimi do të bëhet i padobishëm, atëherë të ardhurat në Buxhet do të rriten. Drejtori Boban Nikollovski më informoi se Drejtoria doganore në muajin korrik ka shënuar rekordin dhe rezultatin më të mirë të ekzistencës së saj me të hyra të mbledhura prej pothuajse 12 miliardë denarë. Për të njëjtin muaj, Drejtoria e të ardhura publike e drejtuar nga Elena Petrova ka inkasuar 13,4 miliardë denarë, që është edhe një lloj rekord. Këto para nënkuptojnë më shumë investime për kopshte, shkolla, shëndetësi të mirë", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Siç shprehet kryeministri, mund të arrihet lehtësisht në konkluzionin se këto para kanë përfunduar në xhepat privat të dikujt vitet e fundit.

"Së shpejti do të vijë koha për t'i dhënë përgjigje edhe kësaj pyetjeje. Me punë nikoqire dhe të përgjegjshme për standard më të lartë dhe jetë më të mirë", shkruan Mickoski në Fejsbuk. mb/

Foto: Fejsbuku i Mickoskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR