• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: LSD, BDI dhe E Majta kanë bërë koalicion për shkak të dëshirës së verbër për pushtet dhe urrejtjes që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së, rrumbullaksoni numrin 9 për zhvillim të shtetit

Mickoski: LSD, BDI dhe E Majta kanë bërë koalicion për shkak të dëshirës së verbër për pushtet dhe urrejtjes që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së, rrumbullaksoni numrin 9 për zhvillim të shtetit

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së mbajti fjalim në tubimin e sotëm popullor në Dollnen, më kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhje lokale 2025, me slloganin "Zgjedhja e duhur! Njeriu Juaj! Vendi Juaj! Për të ardhmen Tuaj!

Mickoski në tubimin tha se "në këto zgjedhje ka dy koalicione, njëra në baza joparimore LSD-BDI-E Majta dhe nga ana tjetër VMRO-DPMNE dhe koalicioni, të cilët luftojnë për të ardhme më të mirë të qyterëve, opsion të tretë nuk ka".

"Në këto zgjedhje kemi dy opsione, dy oferta, njëra ofertë është koalicioni që krijohet mbi bazën e marrëdhënieve joparimore midis partnerëve të koalicionit. Bazuar në dëshirën e verbër për pushtet, dëshirën e verbër për privilegje, por në të njëjtën kohë, ajo që përfaqëson pikën kryesore të lidhjes midis këtyre politikanëve në atë koalicion dikun formal e dikun joformal, është zemërimi dhe urrejtja që ata kanë ndaj VMRO-DPMNE-së. Ky është koalicioni që përbëhet nga LSDM-BDI dhe E Majta. Venko Filipçe, Dimçe Apasiev dhe Ali Ahmeti janë bashkuar për shkak të dëshirës së verbër për pushtet dhe zemërimit dhe urrejtjes që ata kanë ndaj VMRO-DPMNE-së. Dhe koalicioni i dytë që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE. Këto janë dy opsionet që qytetarët do t'i kenë para tyre në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka opsion të tretë", tha Mickoski.

Ai potencoi se koalicioni LSD-BDI, "shtatë vite e kanë lënë pas shtetin, derisa VMRO-DPMNE-ja gjatë 15 viteve të kaluara i ndërton themelet e shtetit dhe lufton për të ardhme më të mirë të qytetarëve.

"I pari është koalicion për t'u kthyer në kohën kur shteti po grabitej, kur populli grabitej tekstualisht, kur njerëzit jetonin në kurriz të popullit dhe shteti kur shitej dhe turpërohej. Dhe koalicioni i dytë, që është VMRO-DPMNE, i cili jeton së bashku me popullin për shtetin, për Maqedoninë, i cili jeton për të ardhmen e qytetarëve dhe të Maqedonisë dhe i cili për këto 15 muaj çdo ditë, tekstualisht çdo ditë, shtatë ditë në javë, punoi 15 orë në ditë në mënyrë që gjithçka që më parë ishte bërë gabim nga koalicioni LSD-BDI, të mund të korrigjohej. Për 15 muaj, ne ishim tekstualisht të përkushtuar për të përforcuar themelet që u shkatërruan. Paga të papaguara, subvencione të papaguara. Qëllimi i këtyre partive është vetëm të arrijnë në mandate dhe pastaj të vazhdojnë të shkatërrojnë atdheun tonë të përbashkët, Maqedoninë", theksoi Mickoski.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që më 19 tetor të votojnë për numrin 9 për një cilësi më të mirë jetese, për përparim dhe zhvillim të shtetit.

"Ju bëj thirrje të gjithëve të dilni më 19 tetor, të rrethoni numrin 9 dhe të votoni për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për të ardhmen, për zhvillimin e komunave dhe të Maqedonisë", konkludoi Mickoski. bsh/

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

QËNDRONI TË LIDHUR