Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë më së voni deri më 24 qershor do të miratohet në Qeveri
- Ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe më së voni më 24 qershor, do të miratohet në Qeveri, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit të Venecias dhe nëse gjithçka është në rregull do ta dorëzojmë në Parlament, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Ligji për përfaqësim të drejtë është gati dhe më së voni më 24 qershor, do të miratohet në Qeveri, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit të Venecias dhe nëse gjithçka është në rregull do ta dorëzojmë në Parlament, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
“Pres që të miratohet në njërën nga seancat e ardhshme qeveritare, jo më vonë se 24 qershori, dhe pastaj do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias që ata të japin mendimin e tyre dhe pastaj, nëse gjithçka është në rregull, do ta dërgojmë në Parlament në mënyrë që të miratohet dhe politikanët që po përpiqen të shkaktojnë polarizim etnik nuk do të kenë më temë”, tha Mickoski në lajmet në Alsat.
Kryeministri i hedh poshtë akuzat e opozitës për punësime etnike dhe partiake nga qeveria.
"Nuk pajtohem me atë që thotë opozita, posaçërisht opozita shqiptare ka një mesazh të tillë sepse përveç temës kombëtare, përkatësisht ndarjes etnike, nuk kanë temë tjetër. Nga ana tjetër, opozita maqedonase gjithashtu akuzon për punësime të tilla, por thonë – punësime partiake… Kur ishte hera e fundit që e dëgjuat opozitën shqiptare në Maqedoni të fliste për ekologjinë, për ekonominë, për arsimin, për bujqësinë…”, tha Mickoski. mb/
Foto. Qeveria