• e enjte, 05 dhjetor 2024

Mickoski: Kam pritur që të gjithë së bashku të punojmë për interesin e shtetit dhe të qytetarëve, ambienti i biznesit duhet të jetë sa më i shëndetshëm

Mickoski: Kam pritur që të gjithë së bashku të punojmë për interesin e shtetit dhe të qytetarëve, ambienti i biznesit duhet të jetë sa më i shëndetshëm

Shkup, 2 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot në pyetjen e gazetarlve nëse duhet përmes buxhetoit të subvencionoihet normat e interesit për biznesin në loidhjr me kredinë nga Hungaria theksoi se nuk mund të fshihet zhgënjimi i tij sepse ka pritur që të gjithë bashkë, siç tha, të punojmë për interesin e shtetit dhe të qytetarëve dhe çdokush të mbajë një pjesë të përgjegjësisë.

"Nuk kam pritur se ndoshta kështu nga ana tjetër do të mbështetemi në rreziik më tepër, se ata megjithatë bartin rezik, që është fakt, nuk ka dilemë se bankat bartin rrezik, por gjithashtu edhe shteti bartë rrezik dhe qytetarët. Duhet të bashku ta ndajmë këzë rrezik, kjo është thelbi. Por ne, si Qeveri duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, ta bëjmë ekonominë më konkurruese dhe tël sigurojmë më shumë investime", deklaoroi kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, pas mbikëqyrjes së kryer në aksin rrugor Prilep-Manastir, pjesë e Korridorit 10d.

Përmes biznesit të mirë dhe mjedisit të shëndoshë ekonomik, Mickoski është i vendosur, përfitojnë edhe qytetarët, ne të gjithë përfitojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë. Çdo gjë që është në fuqinë tonë si Qeveri, theksoi ai, duhet ta realizojmë.

"Nuk mund të mos e fsheh zhgënjimin tim. Prisja që të gjithë ne të punonim së bashku për interesin e shtetit dhe të qytetarëve dhe që të gjithë të mbanin një pjesë të përgjegjësisë. Unë nuk prisja që dikush të tregohej altruist, nuk prisja që bankat të ishin altruiste, por as nuk e prisja që të përfundojmë në një situatë të tillë. Por kjo është ajo që është, ne duhet të përgatitemi dhe të ndihmojmë biznesin, mjedisi i biznesit duhet të jetë sa më i shëndetshëm. Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë ekonominë tonë më konkurruese, për të rritur produktivitetin, për të rritur investimet që do të sjellin më shumë eksporte dhe më shumë para në buxhet, e me këtë edhe më shumë para për qytetarët", tha kryeministri.

Mickoski informoi se ato negociata ende nuk kanë përfunduar dhe pritet që qëndrimet të afrohen edhe më shumë.

"Qëndrimi ynë është që në të njëjtat kushte duam t'i japim ato 250 milionë biznesit, që të mund të zhvillohet, gjegjësisht norma interesi 3,25 për qind, një periudhë mospagimi trevjeçare dhe një afat shlyerjeje 12-vjeçare, gjithsej 15 vjet", tha kryeministri Mickoski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR