Mickoski: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerin tonë strategjik SHBA, shumë shpejt pres lajme të mira për ekonominë e vendit
- Me partnerin tonë strategjik SHBA jemi në komunikim të përhershëm dhe pres shumë shpejt lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë dhe ekonominë e vendit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse dhe si do të ndikojë rritja e taksave nga SHBA për ekonominë e Maqedonisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:31, 6 prill, 2025
Tetovë, 6 prill 2025 (MIA) - Me partnerin tonë strategjik SHBA jemi në komunikim të përhershëm dhe pres shumë shpejt lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë dhe ekonominë e vendit, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur nëse dhe si do të ndikojë rritja e taksave nga SHBA për ekonominë e Maqedonisë.
"Me partnerin tonë strategjik SHBA jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Ekonomisë e cila udhëhiqet nga Hauard Lutnik i cili është mik personal i imi dhe me Ministrinë e Financave dhe Departamentin e shtetit si dhe me zyrën e presidentit Donald Tramp", deklaroi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën e Tetovës.
Kjo, theksoi Mickoski, poashtu ka qenë një nga temat e takimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me sekretarin amerikan të shtetit, Marko Rubio në Bruksel.
"Ekipet punojnë në baza ditore dhe dëgjohemi me telefon dhe flasim. Pres shumë shpejt, sot, lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë dhe ekonominë e vendit", ka thënë Mickoski.
Foto: arkivi i MIA-s